Siguri që nga fillimi - mirë se vini në SBK!

Sigurimi shëndetësor i përkryer për ju.

Të gjendesh për të tjerët, ka traditë të gjatë te Siemens Betriebskrankenkasse (SBK). Kompania u themelua më shumë se 100 vjet më parë për punonjësit e Siemens dhe sot u shërben mbi një milion të siguruarve. Tashmë, klientët tanë konsiderohen jo vetëm pjesëtarët e kompanisë Siemens, por edhe punonjës të ndërmarrjeve të tjera, si të vetë-punësuarit apo edhe studentët. 

Falë përvojës sonë shumë vjeçare përmes filialeve të Siemens në mbarë botën, klientët tanë përfitojnë nga një nivel i lartë në rang ndërkombëtar. Për këtë arsye, ne jemi një partner modern dhe tërheqës për të gjitha aspektet shëndetësore për shumë njerëz, të cilët vijnë për t'u punësuar ose arsimuar në Gjermani. 

Shumë shërbime shtesë, përkujdesje e madhe.

Sipas sloganit tonë “Performancë e lartë. Konfidencialitet maksimal”, ne vendosim gjithnjë në qendër të vëmendjes mirëqenien e anëtarëve tanë. Konkretisht kjo nënkupton: ju përfitoni nga shërbime të shumta, të cilat shkojnë përtej kornizës ligjore – për shembull, ne marrim përsipër një pjesë të madhe të shpenzimeve të vaksinimeve për udhëtime për një mbrojte optimale dhe ju mund të përdorni trajtime të caktuara mjekësore alternativ ose të kryeni ekzaminime të veçanta parandaluese. 

Te ne ju përfitoni një trajtim personal, gjë e cila në Gjermani është unike. Nga data e regjistrimit tuaj te SBK, ju caktohet një këshillues personal, i cili angazhohet dhe gjen zgjidhjen më të mirë për ju. Pavarësisht pyetjeve që ju keni: Këshilluesi juaj ju përgjigjet shpejt dhe me kompetencë. Kjo vlen edhe për bashkëshortin/en si dhe fëmijët tuaj.

Gjithmonë pranë jush.

Si anëtar i SBK, ju mund të mbështeteni në një nivel të lartë sigurie. Nga njëra anë, kjo vjen si rrjedhojë e fuqisë sonë financiare, dhe nga ana tjetër, ne kemi rreth 100 degë me mbi 1,500 punonjës, që ju të gjeni kudo dhe në çdo kohë mbështetjen e duhur dhe të shpejtë.

Merrni vendimin më të mirë për ju dhe familjen tuaj – ejani në SBK. Në pritje të ardhjes suaj!

 

Nuk keni ende njohuri shumë të mira në gjermanisht? Ekipi ynë anglisht folës është në gatishmërinë tuaj, nëse ju nevojitet.